6 Qershor, 2022 - 12:23 am
Poezi nga Dritëro Agolli
Dëshira
Lerme t’i shoh plantacionet e trupit tend;
Jam bujk I vecante e si bujk me vjen mire:
Dy buzet, qershite me leng,
Ku hesht nje mall, nje psheretire.
Lerme t’i shoh plantacionet e trupit tend,
Te mbjellat aq te begata:
Dy kodrat e gjoksit qe te lene ma mend,
Luginen mahnitese mes kofsheve te bardha.
Lerme t’i shoh plantacionet e trupit tend:
Fushezen joshese nen kemishe,
Ne mesin e fushes cipez argjend
Gropken kerthize… /KultPlus.com