‘Dhe e heshtur, goja do të ruajë shijen e gojës që puthi’

16 Nëntor, 2022 - 11:15 pm

Poezi nga José Saramago

Deklaratë

Jo, s’ka vdekje .
As ky gur s’është i vdekur.
S’ka vdekur fruti që u këput:
gjithçka në jetë kthehet me prekje gishtash,
gjithçka frymon me ritmin e gjakut tim
dhe të erës që e fshik.
edhe kur dora ime do të thahet,
ajo do të jetojë në kujtimin e një dore tjetër,
dhe e heshtur goja do të ruajë shijen
e gojës që puthi.

Përktheu: Faslli Haliti / KultPlus.com

Të ngjajshme