2 Shtator, 2019 - 5:10 pm
Poezi nga Marina Ivanovna Tsvetaeva
Dhe më në fund e gjeta
Atë që më është i nevojshëm:
dikë që ka nevojë për mua
– si ajri.
Sa më e zezë dhe vdekjeprurëse –
më e domosdoshme është nevoja
e tjetrit – për ty. I cili
nuk mund të bëjë më pak
për mua – buka dhe frymëmarrja e tij.
I lipsem – dikujt:
lipset, përgjigjem
me thirrjen e parë.
Më i lartë, më i sigurt dhe dhe siguri
e maleve: kujtdo
i duhet një dorë: imja !
në plagë!
Dhe gjithë krahun – në zjarr!
Më shumë se drita e syve
më shërben nevoja njerëzore
mua- si fryma.