12 Shtator, 2022 - 8:00 pm
Eugenio Montale
Kam zbritë tu’ ta mbajtë dorën,
t’paktën një milion shkallë
Dhe tash që s’je ma,
boshllëku asht në çdo hap.
Gjithsesi i shkurtë ka qenë udhëtimi ynë i gjatë.
I imi ende vazhdon,
s’ka ma nevojë për rastësitë,
rezervimet, kurthet,
përbuzjet e atij që beson se realiteti asht ai që shikon.
Kam zbritë miliona shkallë tu’ ta mbajtë dorën
Jo veç pse me katër sy ndoshta shihet ma mirë.
Me ty i kam zbritë sepse e dija që nga ne të dy T’vetmit sy të vërtetë,
edhe pse kaq të turbullt,
ishin të tutë.
Përktheu Orjela Stafasani / KultPlus.com