1 Dhjetor, 2022 - 8:00 pm
Poezi nga Xhabir Tabaku
natën pa hënë një dhelpër
e një grua brinjë më brinjë, buzë
përroit të zhurmshëm të fshatit,
dy fije drite përmes drurësh
bien e u ndrisin fytyrat prej poleni,
dy fije drite blu lëshojnë valë mbi shtrat
ku shtriqen gruaja e dhelpra,
përroi plak ndan lajmin në katund
përmes gjymave, gratë, që i mbushin m’shé.
ulërimat e dhelprave të vogla
struken gjive të ngrohtë të gruas,
përroi shushuritë valëzat blu mbi natë.
dhelpra u ngrit herët në mëngjes;
e gruaja pak më vonë. / KultPlus.com