11 Shtator, 2020 - 11:58 pm
Poezi nga Mahmud Dervish
Digjem nga malli për bukën e nënës sime
Për kafenë e nënës sime
Për përkëdheljen e saj…
Edhe kujtimet e fëmijërisë, rriten
Ditë pas dite
E dua jetën time, sepse
Nëse vdes,
Më vjen turp për lotët e nënës sime!
Më bëj mua, nëse një ditë kthehem,
Shall për qerpikët e tu
E eshtrat e mia, me barë mi mbulo
Që të bekohen nga gjurmët tuaja të pastra
Lidhmë fort…
Me një tufë të flokëve tuaj..
Me një fije që ndjek fundin e rrobës tënde..
E ndoshta do të bëhem i pavdekshëm.
I pavdekshëm bëhem…
Nëse do të prek thellësinë e zemrës tënde!
Më lër, nëse unë do të kthehem
Të bëhem dru për zjarrin tënd…
Të jem litar i rrobave mbi çatinë e shtëpisë
Sepse unë nuk mund të qëndroj në këmbë
Pa bekimin dhe lutjet tuaja,
Unë jam i vjetër
Mi kthe yjet e fëmijërisë
Që t`ju bëj shoqëri, të vegjëlve të dallëndysheve
Në rrugën e kthimit… drejt folesë tënde të pritjes!
/Orientalizmi Shqiptar/ KultPlus.com
Marrë nga libri me poezi “I dashuruar nga Palestina” – عاشق من فلسطين – (Poezi 1966)