14 Janar, 2020 - 6:00 pm
Poezi nga Donart Rexhbogaj
Sonte mrazi puth dhenë
Përtej dheut
ndoshta tash ke ikë…
Qysh asht me ikë
pa u përbe,
Me fjalë që thuhen e shuen
territ…
Qysh ban me ikë
kët’ çast,
Që pa dashtë
m’ban t’ikun…
Dikund n’dhé mërdhin
ngrica,
Erë që s’tlen
kur t’bajsh me ikë…
/KultPlus.com