29 Tetor, 2022 - 8:30 pm
Poezi nga Xhabir Tabaku
binte shi litarë – litarë
kohë të largëta; kollotumba
shi bie prap, shi me rrshekë
muzgu flên në zgrip t’kujtesës
nji zâ në horizon’ vjen e voket
kadalë në fyt;
ngjyrat zân e vdesin
dimni don me qên’ i gjatë
dy hana të verdha flejnë paq
sysh gri – kujtime t’vrânta
gjithçka vorfnohet – gjithçka
veç grija mbétet, rrugave bosh
të qytetit;
-mbyt dëshira t’hershme
e koha perëndon / KultPlus.com