25 Tetor, 2022 - 10:35 am
Flutura Açka
Në vjeshtën time shpesh
mbijnë lule t’vrame
nga paradimrat e beftë
e n’stina kur gjethet duhet me dalë
shkretohen vetiu ca degë
që n’harlisje të përjetshme kanë mbetë.
Ani, n’do rranjë
dimni kurrë mbrritë nuk ka,
me tha shpirtna,
me pru cikma.
E vaktë, e shkuara
ruan verë në kohë kujtimesh
n’hapësinat e andrrave të praruara. / KultPlus.com