Dita e parë, dita e mbramë

17 Maj, 2024 - 4:56 pm

Poezi nga Ali Podrimja

– Emri yt 
emër ujku,

– Shpirti yt
shpirt deti,

– Ashti yt i jetës 
asht çeliku –

ndjeva varret 
rreth kokës

dhe shtatë konaqe
vrapoi hija e tokës.

– Të falem Kosovë
varr i dreqit,

çerdhe e lejlekut tim! /KultPlus.com

Të ngjajshme