29 Korrik, 2023 - 4:00 pm
Ibrahim Berisha
çfarë gjethi i lumtur ngrënë nga krimbi
çfarë tingulli i shkurtër nën një ombrellë
çfarë foleje e bukur në kafkën e pishës
edhe tuneli i shpuar nga ëndrra mospërfillëse
çfarë dite e gjatë e verës në një kalli, sa larg
çfarë ulurime e hije fotografuar mbi kulm
çfarë fluture jeshile që nuk zbret nga lulja
çfarë tingulli domethënës i shiut të tharë
çfarë monedhe e kalbur për keqardhje
në anën tjetër
çfarë tavoline me pjata
kafshuar nga era në një gërmadhë të djegur./ KultPlus.com