24 Shtator, 2022 - 12:00 pm
Poezi nga Rainer Maria Rilke
Zot: erdhi koha. Vera e madhe shumë ish.
Hidh hijen tënde mbi orët diellore,
e në korridore erërat lësho sërish.
Urdhëro frutat e fundit të jenë të zënë;
por lër akoma dy ditë më të jugta me to,
ndilli në pjekje ngadalë e pastaj lësho
ëmbëlsi të fundit në verën e rëndë.
Kush mbet pa shtëpi, nuk e nderton më tani.
Kush mbet i vetëm, vetëm do mbetet përsëri,
do vigjëlojë, lexojë, shkruajë letra të gjata
dhe do vërdalloset i paqetë bulevardeve gri
ndërsa prej degëve bien fletët e thata./ KultPlus.com