Ditëlindja

22 Maj, 2023 - 10:44 am

Agim Vinca

Në Paris, rastësisht, i mbusha pesëdhjetë e sa vjet.

Tani jam një vit më i madh se Naimi, 
dyfish më i moshuar se Migjeni
dhe – mjekërbardhë si Lasgushi.

Për ditëlindjen time
pimë nga një gotë verë
me Veronikën nga Kili
dhe Mihain nga Bukureshti.

Ç’rastësi
Të tre kemi njohur nga një diktaturë
(unë dy a tri)
dhe kemi ëndërruar botën e lirë.
I cakërrojmë gotat dhe themi:
Gëzuar!
Secili në gjuhë të vet;
në Paris, në botën e lirë
(A thua, vërtet?)

Në ditëlindjen time të njëqindepesëdhjetë! / KultPlus.com

Të ngjajshme