Djali me lule

14 Shkurt, 2023 - 11:00 pm


Poezi nga Nerimane Kamberi

Biri im, në dorë mban lule të kuqe,
trëndafila
Dikur mbaje balona të bardhë, atëhere ishe fëmije
Jetoje në një kohë pa kohë
Ishin balona të bardhë, për paqë.
Sot je bërë burrë, ke lëshuar balonat në qiell,
si një thirrje për ndihmë, për shpëtim
sikur ata të pashpresë që hedhin shishe në det
SOS kërkojnë ndihmë.
Por Prishtina nuk ka det, as nuk ka lum
ku ta hedhesh atë shishe?
I hodhe balonat.
Nuk e kishim menduar kurrë
se lufta do të mbaronte
do të bëheshe burrë
dashurinë ta përjetoje.
Biri im, atëhere i përgjëroheshe Shën Marisë për liri
Sot i përngjunjësh Marisë për dashuri
Mari quhet ajo e bukura vajzë që të pret
këtë ditë të të dashuruarve.
Mari apo ndryshe, nuk është me rëndësi,
Mari e quaj për të gjitha ato vajzat që janë rritur
si ajo që sot të pret, i pret lulet e kuqe
E pret djalin me lule, djalin me balona./ KultPlus.com

Të ngjajshme