Do të vije?

16 Tetor, 2023 - 5:28 pm

Poezi nga: Italo Calvino
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ja ç’më ndodhi:
nuk ia dola të shtiresha,
në fund të fundit nuk doja.
Nuk kisha ç’bëja tjetër
veç të përpiqesha me të marrë me vete,
me gjithë shpirt,
për egoizëm, ndoshta për t’u ndjerë mirë për vete.

Edhe pse e dija që s’mundesha.
Edhe pse qe e rrezikshme.
Edhe pse ti nuk do,
edhe pse, e di,
lumturia jote nuk varet prej meje.
Megjithatë, s’kam ç’bëj
po të pyes përsëri.
Sa për t’u siguruar mirë …
… Do të vije? / KultPlus.com

Të ngjajshme