13 Maj, 2018 - 8:00 pm
Poezi e shkruar nga Besnik Palnikaj.
Do të flas do t´ulërij sa toka të dridhet
Edhe sikur qafën në litar t’ma lidhin.
Do t´flas e do qaj hallet e vëndit tim
Që në mes të Evropës ka mbetur si jetim.
Do flas e të shpërthej se, më nuk duroj dot
Qytetarë t´braktisur pa shtet dhe pa Zot.
Shqiptarët e mi, o vëllezër pash’ at’ besë
Shumë vite vuajtet, çerek shekulli pa shpresë.
Më dhimbseni më vjen keq që shtypjen e pranoni
Dhe vendin tuaj aspak s´po dini ta mbroni.
Flini as s´flini kur u është ngulur thikë
dhe nga gjumi juaj askush nuk ka frikë.
Pse ndotet ajri e bëhet helm i zi?
Pse ikin Shqiptarët si nga jugu si në veri?
Pse përmbyten shtëpitë dhe gjëja e gjallë?
Pse në verë zjarrit nuk i bëjmë dot ballë?
Pse lulëzon droga nën hundën e shtetit?
Pse shkollohen jashtë fëmijët e deputetit?
Pse pyjet po zhduken nga dita në ditë?
Pse po fshihet populli nga kush ka frikë?
Pse krimineli shetit e bredh në liri?
Pse të falet deti o vëllezërit e mi?
Boll u coptuam u rropëm për së gjalli
Nga politikë e ndyrë e nxitur nga djalli.
I drejtoni gishtin kush ju del përballë
Ju kollare lidhurit nën jakën e bardhë.
Eh, ju vraftë vuajtja ç´ka i batë ktij vendi
Do më duhen vite te gjitha ti përmendi,
Krime e vetëvrasje, vllau vllaun vret
Te ndershmit i vihet kamba, hajni deputet.
Diku vidhet ari diku grabitet banka
Diku kapet shteti i lidhur me banda.
Horri bëhet mbret që dje s´kish as brekë
E kur i qan hallin, jasht dere të qet’.
Diku kërkohen lekë për një firmë a vulë
Ne zyrë pa dritare që vjen era shurrë.
Si mund të bëhet shteti veç duke vjedh’,
Kur hajduti vjedh ditën nëpër djell.
Do pare spitali nuk ngopet jo drejtësia
Te vjedh gjyqtari dhe telefonia,
Vetëm vjedhje, vjedhje dhe populli i ngratë
vidhet, poshtërohet per një copë bukë thatë.
Te vidhet prona nga padrejtësia.
E ne sytë i drejtojmë veç te Perëndia.
Vëllezër dhe motra O Shqiptarët e mi
Pash’ besën e Zotit dhe dritën në sy
boll u zutë ndër veti per bindje e parti
Bahuni bashkë ju lutem për Nanën Shqipni,
Të mblidhemi te gjith nëse e gjykojmë me vend
Nga horrat në politikë të mos marrim mend.
Ta bëjmë shtetin SHTET në çdo fushë, gjithkund.
Që kjo politikë e ndyrë BOLL MA të marrin fund.
Ta kthejmë Shqipërinë përsëmbari me plot hijeshi
Tu trashëgojmë fëmijëve një shtet, të drejtë me liri.
Që brezat të thone të paktën u përpoqën
Dhe jo t´na mallkojnë që vendin e ndotëm, e shkatrruam dogjëm.