Dritaret

5 Janar, 2023 - 1:34 pm

Shkruar nga Kostandin Kavafis 

Përktheu Aristotel Spiro

Ndër këto dhoma të errëta ku kaloj
ditë të rënda, endem rretheqark
për të gjetur dritaret. – Kur të çelë
një dritare, do të kem ngushëllim. –
Por dritaret nuk gjenden, ose nuk mundem
t’i gjej. Dhe ndoshta më mirë të mos i gjej.
Ndoshta drita ka për të qenë një tirani e re.
Kushedi ç’gjëra të reja do zbulojë. /KultPlus.com

Të ngjajshme