4 Gusht, 2024 - 3:30 pm
Ismail Kadare
Fusha shtrihet e errët
Fusha shtrihet e errët tutje.
Drurët nxijnë tek-tuk si hajdutë.
Diku larg vetëtin, bie shi.
Un’ tek udha kam dalë dhe rri.
Drurët nxijnë tek-tuk si hajdutë.
Sikur ruajn’ mos vish ti që tutje. / KultPlus.com