24 Qershor, 2019 - 11:30 pm
Poezi nga Leonora Bruçaj
Krejt ç’ka du me t’thanë asht’
Qi kurr’ ma as n’andërr s’të kam pa
Po kurr’ as andrru me ty dashni s’kam ma
As kurr’ ma varg për ty s’kam ngjitur n’kët’ penën t’eme t’dashnis’
Po du me t’than’ andrrat qi patëm thur’ bashk’ kurr’ nuk u zbehën
Kurr’ nuk shkuan aty ku premtove ti gazoze i premtimeve vajzërore
Po as un’ premtimin s’e majta se t’thash’ s’kam me ik pa ty
Po du me t’than’ se shpi kam ndërtue, e jet’ kam ndryshue, ty pa t’harrue kurr’
Edhe pse t’pata than’ shko ik’ nga un’
Se t’ka marr’ mortaja e vashës sykaltroshe
Para se me ardh’ un’ n’ket’ bot’
T’pata than’ harroji edhe gjurmët e mia, qi t’i shpuen
damarët e zemrës
Për t’ba ty’ gjithmon’ me mendue për mu
T’pata than’ këndo at’ kangën me lahute qi zani yt dhe teli i lahutës
I bajn’ t’gjith’ me kja n’za deri sa t’shtjerren nga mëkati
T’pata than’ mos më dashuno ashtu sikur maloret çikat e rrafshit
E pas martesës s’din asnji buk’ kallamoqi me gatue
T’pata than’ mos qo m’sit te baba j’em
Se k’si djali azgan vështir’ dikush s’i jep çikë për jet’
E t’pata than’ prit sa t’vjen prandvera se kur lulet
lulzojn’
Del n’pah ftyra e çikës rrafshjane
T’pata than’ shko mbush uj’ n’krua pa mue
Se takon malesoret, ato din’ me dashunua m’a fort’ e ma egër,
jo si çikat e rrafshit q’i s’din’ lopën me mjel’
As barin me kosit’
As me rrotullu livadhin
Te pata thane gjithçka, kurr’ s’t’pata than’ mos m’duaj me hile
E tash po ta tham’ se deri sa t’praron dielli e hana t’bahet e plot’ vetëm lutu
Për t’u bashkue
Se vështir’ bashkohet djali i malit me çikën e livadhit./KultPlus.com