25 Korrik, 2020 - 11:20 am
Poezi nga Ali Podrimja
Nganjëherë dua të jem lum –
të rrjedh nëpër damarët e tu,
gemb ëndrre dua të jem nganjëherë –
dita e nata jonë të pushojnë n`mua,
nganjëherë dua të jem ti oj –
heshtjet e shirat e kohërave t`i ndiej,
dua të jem etje nganjëherë –
ujërat e tua deri n`pikë t`i pi.