1 Mars, 2021 - 2:33 pm
Nga Fadwa Tuqan
Dua veç heshtje dhe qetësi.
Mos më folë për ç’shkoi dhe ç’do të vijë,
mos më folë për të djeshmen
e në të nesërmen mos u hidh.
Ky çast, për mua,
nuk ka as tani, as pastaj
e djeshmja s’ka kuptim
u venit, iku tej, me hijet
e nesërmja e panjohur endet atje tej
e nuk mund të shihet.
A do të jetë ndryshe nga ç’kanë vizatuar
duart në ëndrrat e mia dhe të tuat,
ndryshe nga ç’kemi dëshiruar?
Ky çast, jo tjetër kohë
është një lule që çel në këto duar:
pa fruta dhe pa rrënj
por është veç një lule me bukuri të vetvetishme.
Ta mbajmë me kujdes,
përpara se të na zënë në kurth,
i dashur.
© shqipëroi Maksim Rakipaj / KultPlus.com