Duke të pritur ty…

7 Prill, 2024 - 5:43 pm

Poezi nga Ismail Kadare

Në orën pese duhet të vijsh
Ja rruga,
Ja shenjat e bardha ku do të kalosh,
Si re të bardha që notojnë mbi asfalt.

Tek xhamia,
Përballë sahatit unë rri
Akrepat, si vetulla
Në fytyrën e kohës,

Herë të qeshur, herë të ngrysur atje lart.
Pas pak do të bjerë pesë
Tani pëllumbat
Rrotull sahatit vërtiten, të bardhë, të bardhë./KultPlus.com

Të ngjajshme