E banja horë

17 Tetor, 2019 - 5:30 pm

Poezi nga Vlora Kozhani

Orendi vitrinash të moҫme

ndenjur pispillosur nër duvak

e mbi duvak pluhuni i marrëzirave e ka mbulue

Për të gjithë ndryshuan kohët

edhe për qen e për mace- i ledhatojnë

veҫ për ato të qyqaftat mbeti kohë-shëmti

E banja horë e mori titullin

nga përҫmuesit e së derejtës njerëzore

e këtë titull ja lartuan ҫuditërisht

simotrat gjinore

Shuaj! Ti dekoreshë e mendjeve te mbuluara myk

Laj dhimbjet me sharjet

shëro plagët me mosmirënjohje

mbulo varrët me ҫorapët e fëmijëve që ke lind

Ti dekoreshë e kohërave  që s’të njohën

Ti, e banja horë për jetë

Shhh…

U bane horë! / KultPlus.com

Të ngjajshme