12 Qershor, 2018 - 6:38 pm
Robert Shvarc
E ç’mund të kem në këtë orë të vonë
kur troket nata me gishtërinj të gjatë
mbi xham të ftohtë të qivurit-dhomë
e ç’mund të kem përveç mallit të pamatë!
E ç’mund të kem, kur s’mbushem dot me frymë,
dhe dua ajër, qiell e hapësirë
aromë lulesh në një livadh me brymë
dhe Vegimin tënd të ëmbël e të dlirë!