10 Shtator, 2024 - 11:12 pm
Poezi nga Entela Kasi
E harruan nënën,
Ditën e saj të lindjes,
Le të themi nuk ditën
Se dashuria e jeta janë
Fillimi por jo fundi.
E bukura po fle në një natë me shi
Në një shtrat ëndrrave
Ndërsa
Bota ka rënë në gjumë
E qytetet
Bien
Si qelqet
Kur thyhen
A si kohë pa stinë
Jeton bukur ima
Në një botë
Që është e askujt
Por kjo e jona
Është ne./ KultPlus.com