19 Korrik, 2022 - 11:00 pm
Poezi nga Frederik Rreshpja
Ushtari i vjetër
Pash fëmijët në rrugë. Të qeshur,
të bukur dhe delikatë si vazot e çmuara,
ku nënat fshehin ëndrrat e tyre.
Më panë dhe u trishtuan. E kuptuan,
që unë nuk kam qenë kurrë fëmijë…/ KultPlus.com