E premte

4 Tetor, 2019 - 1:30 pm

Poezi nga Rozafa Kelmendi

Me P – si te poezia
P – si parajsë, prind, pranverë
Ti kishe mujt me e pasë cilindo emën
E unë t’kisha njoftë
E t’kisha dashtë
Pernime

E premte – si përqafim i
Nanës
P – si pragu i shpisë
Qe sapo kaloj, bahem
fmi
E mveshem n’petk
t’lumtunisë

E premte
Si perëndim i diellit, paqe
Pranim i lutjeve
Emnues i përbashkët i dashnive t’mija.

Të ngjajshme