E tërheq mbrapsht gjithçka që ka thanë

29 Janar, 2025 - 11:42 pm

Poezi nga Nicanor Parra
Përktheu: Orjela Stafasani

Para se t’përshëndetem
kam të drejtë me e shprehë nji dëshirë t’fundit:
Lexues bujar
…………………………. digje kët’ libër
nuk tregon at’ që doja me thanë.
Edhe pse qe shkrue me gjak,
nuk tregon at’ që doja me thanë.
Gjendja ime nuk mundet me qenë ma e trishtë,
u munda prej hijes sime:
fjalët morën hak n’mu’.
Falëm lexues
lexues miqësor
që s’mundem me u përshëndetë me ty
me nji përqafim t’ngrohtë:
Por po t’them lamtumirë
me nji buzëqeshje t’detyrueme e të trishtë.
Ka gjasë që s’jam ma tepër se kaq,
por dëgjoji fjalët e mia të fundit:
E tërheq mbrapsht gjithçka që kam thanë.
Me hidhërimin ma të madh n’botë,
e tërheq mbrapsht gjithçka që kam thanë./ KultPlus.com

Të ngjajshme