14 Gusht, 2018 - 4:30 pm
Poezi nga Ali Podrimja.
Ishte verë
Mbi kokë dielli
Hije ti rreth Evrope
Nga ai udhëtim i tmerrshëm
Ktheve `i ditë syzgurdulluar
Në poezinë e babit hyre pa trokitur
Aty je më i sigurt Lumi
Për besë nuk të gjenë
Asnjë e zezë
Verë ishte
Djelli në perëndim
E ti i vdekur dhe.