16 Shtator, 2022 - 11:00 pm
Poezi nga Arshi Pipa
Lamtumirë
Mos loto, q’i n’kujtesë
Të ruej pa turbullue
Kqyrjen tënde plot shpresë
Magdalenë e pikëllue!
Mos qaj! Fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
Ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.
E zymtë asht dita e motit
Nuk dij a kem’me u pa….
N’se jo, ti lutju Zotit,
Se mirë na jemi nda. / KultPlus.com