2 Tetor, 2018 - 4:30 pm
Tijana Rakočević. Përkthyer nga Nikollë Berishaj.
Çupat
i mësojnë më shpejt fjalët e para
dhe i flasin fjalitë e para
ato janë më fjalëshuma
çupat
mësojnë më shpejt të lexojnë
dhe më mirë gjendem me drejtshkrimin
më lehtë i mësojnë gjuhët e huaja
ndërkohë që djemtë ende belbëzojnë
këto qenie të mëndafshta kanë
vizion më të mirë periferik
dhe shkrim më të bukur
oh, po – çupat
kanë nota më të mira në sjellje
janë më të rregullta se djemtë
shkruajnë më mirë
mbledhin më mirë
dhe kur rriten
kur rriten djemtë
çupat bëhen
sekretare./ KultPlus.com