“Edhe kur dora ime do të thahet, ajo do të jetojë në kujtimin e një dore tjetër”

3 Janar, 2022 - 8:32 pm

Poezi nga José Saramago

Deklaratë

Jo, s’ka vdekje .

As ky gur s’është i vdekur.

S’ka vdekur fruti që u këput:

gjithçka në jetë kthehet me prekje gishtash,

gjithçka frymon me ritmin e gjakut tim

dhe të erës që e fshik.

edhe kur dora ime do të thahet,

ajo do të jetojë në kujtimin e një dore tjetër,

dhe e heshtur goja do të ruajë shijen

e gojës që puthi.

Përktheu: Faslli Haliti / KultPlus.com

Të ngjajshme