4 Shkurt, 2025 - 10:30 am
“Zana Literature Festival” ka njoftuar se është hapur thirrja për poezi, në edicionin e pestë të këtij festivali.
“Festivali i Letërsisë ZaNa ka kënaqësinë të shpallë thirrjen e hapur për dorëzimin e poezive për edicioni i 5-të, me temën “Udhëtimi”. Qoftë një udhëtim nëpër vende, kujtime, emocione apo zbulime të vetvetes, ju ftojmë të eksploroni dhe ndani interpretimet tuaja poetike”, thuhet në njoftim.
Afati për dorëzim është hapur me datë 25 janar dhe do të mbyllet më 25 shkurt të këtij viti.
“Veprat e përzgjedhura do të kenë mundësinë të ndriçojnë skenën e festivalit, duke festuar fuqinë e fjalëve për të lidhur dhe frymëzuar”, thuhet tutje në njoftim.
Poezitë mund t’i dërgoni dhe të gjeni më shumë detaje në [email protected] ose në www.zanaliteraturefestival.org./KultPlus.com