23 Gusht, 2022 - 11:20 pm
Poezi nga Xhabir Tabaku
eja në kopshtin tim mbas shpije;
është një stol me dru lisi për ne të dy
e plot lulevjollca të vona nën hije.
eja! poshtë pemës së lartë të shrihemi
të lozim si dy fëmijë të rritur.
të qeshemi me botën; – të tallemi.
pa ra mbrëmja eja! dy fjalë ti ndërrojmë
në heshtje. të shihemi gjatë në sy,
të flejmë bri luleborave… / KultPlus.com