10 Korrik, 2022 - 10:32 am
Poezi nga Edgar Allan Poe.
Përkthyer nga Fazli Rrezja
Këtë puthje time merre në ballë!
dhe duke u ndarë nga ti,
lejome që të të them
që nuk gabon nëse mendon
që ditet e mia ishin një endërr,
dhe nëse shpresa fluturoi larg
në një natë apo në një ditë,
në një vegim apo hiq gjë,
a është për këtë me pak e zhdukur
Gjithçka që shohim, ajo çfarë ngjajmë
nuk është tjetër veç se një ëndërr brenda ëndrrës.
Qëndroj në mes së ushëtimës
të një bregu të munduar nga perplasja e dallgës,
dhe shtrëngoj në njerën dorë
kokrra të arta rëre
vetëm disa! E sesi rreshqasin,
nëpërmes gishterinjëve të mi, bien në thellësi!
dhe une qaj – unë qaj!
O Zot! A nuk mund i mbaj
më një të shtrenguar më të fortë?
O Zot! A do mundem ndonjeherë ta shpëtoj
të paktën një, nga e pameshirshmja dallgë?
gjithçka që shohim, ajo çfarë ngjajmë
nuk është tjetër veç së një endërr brenda ëndrrës? /KultPlus.com