10 Prill, 2018 - 1:00 pm
Poezi nga Azem Shkreli.
Erdhëm tu japim gjërave
Kuptim të mos vdesin
Ajri ajër
Të ketë dhe koha kohë
Xehe te ketë
Liqej dhe mish për eshtra
Udha shteg
Të ketë theku thekër
Ujë nën vig
Të rrjedhi të jenë kryqëzatat
Penës ngjyrë
Dhe ngjyrë syrit e detit
Erdhëm tu japim ngjarjeve
Gjasën të ndodhin