24 Prill, 2019 - 11:10 pm
Poezi nga Vlora Ademi
lumtunohu
mburru
që e preke
ma t’paarritshmen pikë
aty ku kush s’ka mujtë me mbrri
mbaje
si ma t’vlefshmin trofe
ngrite nji flamur
njkoftë edhe t’zi
veq aman
mos i trego kujt
ku ishe e çka pe’
se Ty
edhe ashtu kanë me t’thurrë lavd burrnie
po Asaj
kanë me i thonë padyshim lavire’
po more, po
se atje jashtë
nuk dijnë
e ndoshta nuk kanë ndi
për ura
po veç për kufinj
që dikush pa namus
i zbrapsë
e i shpërfill
veç me ia dhonë
shpirtit lirinë
pa marifet
e ojna
përmbys dhe betim
sall me u pa me djallin sy n’sy
për me njoftë
e me pasë guxim
me kqyrë
pa frikë
çdo ditë
veten lakuriq n’pasqyrë
e atje jashtë
njerzia
hala besojnë n’t’virgjërën Mari
Vlora Ademi
prill 2019
foto: Blerdi Malushi