4 Dhjetor, 2021 - 1:08 pm
Poezi nga Nerimane Kamberi
Nanë, erdha prapë,
Ha ha ha, sigurisht mendon se më shpesh po vij tash
se kur ishe me ne.
Atëhere mendojsha se je e pavdekshme
e se kurrë nuk do të ishte i zbrazët vendi jot,
aty te kolltuku,
e se do të lypi, e nuk do të gjej,
askund në shpi.
E shtunë, ditë pazari,
ama nuk dola,
pa ty, nuk ma mori mendja.
Bora ishte shkri në luginë,
këtu ma nxehtë,
se e ke lanë dashurinë tënde kur ike.
Prapë të solla trëndafila të kuq,
aq shumë i dojshe.
Do të vij te varri jot
do të tregoj se po vazhdojnë të më ngushëllojnë miqtë
për humbjen tënde,
jo, jo, nuk do t’i harroj,
se edhe ata një ditë do të humbin më të dashurën e tyre,
e do ta ndiejnë dhimbjen e padurueshme që kam.
Ata që kanë mbet pa të, para meje, qajnë me mu./KultPlus.com