11 Shkurt, 2018 - 7:27 pm
Poezi nga Fatos Arapi.
Ajo e vogla, tokësorja, imcakja
Mall i brishtë e dhimbje universale,
Që e mbajnë gjithë jetën
Duke thënë e duke gënjyer veten
Se e kemi harruar…
Ajo njerëzorja, e duruara, e dhembshura
Është ajo që pret
Mbështetur atje te muri
I çdo dite të nesërme.
Është ajo dashuria…