23 Dhjetor, 2017 - 9:07 am
Poezi e shkruar nga Nënë Tereza.
Është Krishtlindje çdo herë
Që i buzëqesh një vëllai
Dhe i zgjatë dorën.
Është Krishtlindje çdo herë
Që qëndron në heshtje
Për të dëgjuar tjetrin.
Është Krishtlindje çdo herë
Që nuk pranon parimet
Që i syrgjynos të nënshtruarit.
Është Krishtlindje çdo herë
Që shpreson me ata që dëshpërohen
Në varfërinë fizike e shpirtërore.
Është Krishtlindje çdo herë
Kur njeh me përulje
Kufijtë e tu e dobësitë
Është Krishtlindje çdo herë
Që lejon Zotin të rilind
Që t`jua dhurosh të tjerëve
Përktheu: Brizida Gjikondi