1 Nëntor, 2019 - 1:00 pm
Poezi nga Sabile Keçmezi-Basha
Një ditë, koha noprane
Ma vodhi edhe pritjen
E unë me gjymtyrë të shqepulta
vrapova pas saj.
Më thanë lëre të iki
Unë qava si stinë apokaliptike
Më thanë, imzot
Më thanë
Është e plakur pritja
Nga pritja
duke pritur
në pritje.
Nuset, grisën duvakët
Dhe thanë
Merrni të gjitha
Por… pritjen…hëm…
Jo
Se do të thyhet
Në miliona copëza
Ëndrrat stramastik
Thanë nuset
Në natën bojë alli