7 Gusht, 2019 - 3:54 pm
Poezi nga Sibel Halimi
Ne jemi vazhdimësia e braktisjes
Strehuar në njërën prej çative
Këndet fshehin shikimet
Divanet pagjumësitë e dashurive të pa jetume
Nën shkallë
Botën marrim në gji
E të nesërmen
ecim tutje mbi kalldrëmet e historisë
Me qafën mbuluar
në shall
valëvitur si vet liria
Presim lindjen e njërës
Pasnesër varrosim bardhësinë
E mbase e harrojmë veten
Në fjalën e pathënë
Fati i gruas nuk është anonim