25 Nëntor, 2022 - 10:58 pm
Poezi nga Sibel Halimi
Ne jemi vazhdimësia e braktisjes
Strehuar në njërën prej çative
Këndet fshehin shikimet
Divanet pagjumësitë e dashurive të pa jetuara
Nën shkallë
Botën marrim në gji
E të nesërmen ecim tutje mbi kalldrëmet e historisë
Me qafën mbuluar në shall valëvitur si vetë liria
Presim lindjen e njërës
Pasnesër varrosim bardhësinë
E mbase e harrojmë veten
Në fjalën e pathënë
Fati i gruas nuk është anonim