Femnës së mbyllun

11 Janar, 2024 - 10:00 pm

Poezi Enver Gjergjerku

Që moti n’burgun shekullor
t’valvitet si fantazmë hija
e trupit: e t’zezën kunorë
mbi krye ta vuni robnija.
Për hir «t’kalasë së nderit»
të hudhen në mes të ferrit.

Me çarshaf të zi t’kanë mbulue,
veshë si pllumb me pupla korbi.
A thue nga syni me t’shpëtue
e n’nder mos me t’cenue robi?
Po perdja e zezë aq e mban nderin,
m’sa ujt, që sipër mban hekrin.

Kala nderi asht lirija
e njeriut, puna e gzimi
n’atdhé, ku dhe ditunija
shndrit s’i diellit shkëlqimi.
E jeta rrethue me murë,
asht «liri» e gjarpnit nën gurë.

Kqyr, qysh jetën plot me gzime
e kalojn’ po shoqet tueja.
Bashk me mashkllin në ndërtime
ka rrokë librin edhe grueja,
pendën, kazmën e lopatën,
për jetë t’ré t’punojë ditën, natën.

Si mundesh motër me durue,
Kur shoqet i sheh në lumni,
jetën e ré tue ndërtue
e ti e vetmerrin në zi?
Në vuejtje fshan e psherëtinë,
si qingji kur n’vetmi blegrinë.

Ti moj, shekuj, që shgrryhesh
në pluhnin e ligjit famkeq,
me vrull n’hakmarrje të shfryhesh
mbi prangat e lidhuna nyneq.
Botën e ré, të drejtat gzojë,
vendi me ty përpara të shkojë.

Të ngjajshme