Filozofi e dashurisë

26 Dhjetor, 2022 - 2:02 pm

Poezi nga Percy Bysshe Shelley

Krojet pleksen me një lumë,
Lumenjtë me detin e gjerë,
Rrymat qiellore ëmbël shumë
Bëhen bashkë si përherë.
Asgjë në botë nuk rri veçan;
Gjithë gjërat, urdhëron Ai,
Tok pleksen e një frymë janë.
Përse jo unë dhe ti? —

Vrej malet si puthin maja qiellore
E valët rrinë mes tyre mbanë;
Asnjë motër lule s’merret ndore
Nëse përçmon të vëllanë.
Dhe rrezja diellit mbanë dheut rri
Dhe drita hënës i jep detit buzë:
Ç’u lypka kaq punë me dashuri
Nëse ti nuk po më puth?

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com

Të ngjajshme