24 Korrik, 2024 - 11:33 pm
Poezi nga Odhise Grillo
Fjala është e vogël shumë:
disa shkronja, disa rrokje…
ajo rrjedh si mjaltë e qumësht
midis miqve, midis shokëve.
Fjala është e vogël shumë:
dhe e ashpër, dhe e brishtë…
i ngre valët përceshkume,
kur vërsulet mbi armiqtë.
Fjala është e vogël shumë:
t’ëmbëlson a vret si plumbi…
fjala është si një urë
që lidh brigjet e nje lumi. / KultPlus.com