13 Maj, 2018 - 9:30 am
Poezi nga Gazmend Papa – (në kujtim të Yllka Domit).
Pse ky lot zotim ky mallëngjim ky shi
s`vritet kurrë ajo që veç është bërë ti
shi bie degës së var` të qershisë në sy
a s`u shua etje e tokës së lashtë me gjak
a s` çeli hiri yt në lule guri në çabrat
në muzikë shiu ik flakës së ëndrrës ereniku
e ti fluturon me dallëndyshet nga ylli
për ritëm të fjalës gjaku nga rikthehet
e kalliri yt i flokut valëvit për ballë
tiktak i dhembjes bie zemrës vërdallë
Nga libri “Darka për dy vetë”, 2009