Forma tjetër e vdekjes

30 Mars, 2022 - 1:13 pm

Poezi nga Sali Bashota

Në Prishtinë nuk vdiset
Në orën shtatë të mbrëmjes
Të gjitha gjallesat çmenden
Nga vaji i zogjve

Prapë zjarri ndizet
Prapë dhimbja këlthet
Vetëm të dehurit këndojnë
Duke dëgjuar pikëllimin

Në Prishtinë nuk vdiset
Kur ulërijnë qentë
Bishat nuk i zë gjumi
Kur secili shpirt varet
Në gozhdën e vet

(Prishtinë, 30 mars 1999)./ KultPlus.com

Të ngjajshme