Fotografitë që frymëzuan Esad Mekulin të shkruante poezinë e famshme ‘Sharrëxhiu’

30 Korrik, 2019 - 6:00 pm

Ishte viti 1953 dhe shqiptarë iknin në emigrim në Beograd të Serbisë. Siç thuhej, kjo bukë e emigrimit ishte e lyer “me gjak”.

Këta shqiptarë kanë frymëzuar poetin e madh shqiptar Esad Mekulin të shkruajë poezinë “Sharrëxhiu”. Këto janë disa fotografi reale nga ajo kohë.

Poezia e Esad Mekulit për emigrantët ekonomik shqiptarë në Beograd:

“Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij”.

Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shokë, e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?

“O vëlla me sharrë në krah”

Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sqetull

Me sharrën e stërlashtë mbi krah dhe sëpatën e mprehtë të rrasun në shokë

Në fytyrën tënde lexoj: Kam fjetur në podrumin e lagshtë, unë i trembëdhjeti

Dhe kam hëngër në kusinë e bakrit, të sjellun prej vendlindjes

Prej vendlindjes, fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.

-Pse unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime, Atje mbas 77 bjeshkëve, 7 gojë presin…/ KultPlus.com

Të ngjajshme