18 Prill, 2023 - 10:56 pm
Poezi nga Sibel Halimi
Liria është ngre zvarrë
E as vetmia më nuk e
shpëton
Në anën e padukshme
qytete që zbrazen
e shtëpitë nuk e strehojnë më
njeriun
Ikje për diku
Pëshpëritet shpesh
Vrasja e kohës është kuptimi
Mbijetesë
Fytyra që transformohen
Për shpirtin që braktiset
e paketohet si mall
as nuk shitet e as nuk blihet
Toka sunduar nga mërzia
përbiron vrerin
njeriu vjellë mbi njeriun
Paqja reminishencë
…Vetëm liria e shpëton njeriun/KultPlus.com